Deputeti demokrat i Elbasanit Dashnor Sula akuzoi në Kuvend kundërshtarët politikë se kanë rritur borxhin publik. Ai tha se pensionistët janë lënë me një pension që nuk mund të përballojnë asnjë nevojë. Sula ironizoi taksën e gjelbërimit dhe ndriçimit në fshat. Ai i kërkoi qeverisë të kthejnë sytë nga fshati pasi të gjithë po largohen jashtë vendit.
“Borxhi sot ka arritur në masën 87%. Vetëm OSHEE ka 160 mln euro. Ju diskutoni për pensionistët. Të gjithë e dimë që të marrësh ilaçe, të kalosh javën muajin, të përballosh dritat, ujin, zjarrin, çfarë mund t’i dalë pensionistëve.
Paguajnë taksa fermerët. Fshatarët paguajnë taksë gjelbërimi. Sepse Edi Rama meqë fshatari shikon me sy arën dhe lëndinën do paguajë taksë se i kënaqet syri.
Të paguash taksë ndriçimi në fshat, Kur shkon te lopa, do paguash taksë ndriçimi se ke hënën. I merrni taksë pastrimi. Taksë toke. Taksë ndërtese. Si t’i paguaj. Ku t’i gjejë. Mos i harroni ata njerëz atje.
Edhe ata bukë hanë. Edhe ata kanë familje. Tani nuk kemi më punëtorë në fshat. Me vrap për të ikur në Selanik dhe Athinë. Më mirë të punojnë tokën e grekut. Kthejini sytë nga fshati”, tha ai.