Deputeti demokrat Ervin Salianji ishte ne Prokurori për të dëshmuar rreth audiopërgjimit që ka trazuar këto ditë politikën, ai me Agron Xhafajn në qendër, vëllanë e ministrit të Rendit.

Salianji tha se nuk mund të prononcohej për çka raportoi në organin e akuzës, porse disponohej dhe një tjetër material kompromentues, gjithnjë ndaj Xhafajve

Për të gjitha deklarimet që kemi thënë në prokurori nuk mund të flasim sepse përbëjnë nxjerrje të sekretit hetimor. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi i cili më ka sjellë pjesën e audiopërgjimit, jo vetëm pjesën e parë që është publikuar nga PD, por edhe pjesë tjetër ku duket qartë që personat lidhur me krimin dhe të lidhur me Fatmir dhe Agron Xhafajn bëjnë trafik kanabis.

Në përgjimin që unë kam parë dhe disponohen nga ana e PD që  ka ardhur nga gazetari Jetimir Olldashi shihet zëri i gazetarit Olldashi, bashkëpunëtorit X Albert Veliu dhe i trafikantit tjetër i cili është bashkëpunëtor apo zari i Agron Xhafajt ku flitet qartazi për ‘10 kile drogë mos më hajde, unë flas për 100 kile e sipër’”, tha deputeti Salianji.

Nga ana tjetër, ministri Fatmir Xhafaj është përbetuar se i vëllai është tërësisht i pastër dhe se që prej atij gabimi rinor që bëri dikur në Itali, i është kthyer jetës së rregullt duke mos e shkelur ligjin për asnjë moment.

Ndërsa kryeministri Rama ka shfaqur bindjen e tij, referuar ekspertizës së një laboratori diku jashtë, se audio-përgjimi ëshët sajesë.             

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re