Skip to content

Deputeti demokrat u përfshi në aksident teksa ishte i dehur, Gjykata e Elbasanit shpall moskompetencë për çështjen e Qani Xhafës: Të hetohet  nga SPAK

Gjykata e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për çështjen e Qani Xhafës, deputeti demokrat i cili në vitin 2023, kur ishte kandidat për ligjvënës u përfshi në një aksident rrugor, ku dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Gjykata e Elbasanit shprehet se Xhafa duhet të hetohet nga Prokuroria e Posaçme  SPAK.

Kujtojmë se ndaj Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Kujtojmë se Xhfa u bë deputeti, pasi Luçiano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar Bashkie.

“”