Deputeti Enver Roshi është nisur gjatë natës për mjekim të specializuar në Turqi pas komplikacioneve në mushkëri që i ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Mësohet se Roshi ka pasur probleme me organin e frymëmarrjes dhe prej dy ditësh ishte shtruar në repartin e terapisë intesive në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin për gjendjen e tij të vështirë shëndetësore e dha dje në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja u shpreh se Roshi ishte në gjendje të rëndë.

Ndaj mjekët e spitalit COVID-2, duket se kanë parë të përshtatshme trajtimin e tij jashtë vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re