Deputeti Adriatik Alimadhi njofton se ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.“Te dashur miq, sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne nje gjendje shendetesore me te mire.

Kjo sipas keshillave te mjekeve. Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ Dr. Alma Cani.Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma.

Respekt te veçante per çdo infermier, sanitar te reanimacionit, te cilat kishin fituar kulturen e punes ne kete profesion shume te veshtire. Ishin ato qe na sherbenin, pastronin per te gjitha sherbimet personale tonat te domosdoshme pa asnje fare ndrojtjeje. Vleresimet e mija te sinqerta per keto zonja, nena dhe motrat tona. Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve. Ju pershendes te gjitheve nga zemra” shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re