Deputeti i CDU-së, Peter Bajer pjesë e subjektit politik të kancelares gjermane Angela Merkel, ka bërë të qartë këtë të mërkurë në Beograd presidentit, Aleksandër Vuçiç, se pa pranimin e shtetit të pavarur të Kosovës, s’ka integrim në Bashkimin Evropian për Serbinë.

 

“E rëndësishme është që secili duhet ta kuptoj se që nga fillimi i dialogut ka qenë e qartë se nuk mund të vij deri te normalizimi i marrëdhënieve, apo te dialogu në përgjithësi, pa pranimin faktit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

 

Kjo duhet të jetë e qartë”, ka deklaruar Bajer, duke e potencuar qëndrimin gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re