Kiriakos Velopulos është politikani grek që së fundi kërkon që Himara apo Vorio Epiri të mbrohen dhe me armë.

Në një debat televiziv, ky njeri që udhëheq një parti të quajtur “Zgjidhja”, pra me të njëjtin emër si ajo e para disa viteve e Koço Kokëdhimës, ka bërë thirrje si për Qipron kundër turqve, ashtu dhe për Himarën apo Vorio Epirin kundër shqiptarëve.

Ramën e ka quajtur jeniçer, duke thënë madje se është i rrezikshëm nga vetë origjina greke, ndryshe nga toskët.

Kiriakos Velopulos është deputet në parlamentin grek.

Ai përqendrohet te Himara, por kur pyetet se nëse do ishte kryeministër çfarë do bënte për Vorio Epirin(jugun e Shqipërisë), thotë se dhe atë do e mbronte me armë.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re