Deputeti grek, Dimitris Kammenos tha se nëse Greqia shkon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ishulli Meis (me emrin e tij të vjetër Kastellorizo) do të humbë zonën ekskluzive ekonomike.

Ai bëri të ditur se populli grek nuk është në dijeni të kësaj të vërtete.

Greqia mbron mendimin se ishulli Meis, ashtu si toka kontinentale zotëron juridiksion të plotë të zonës ekskluzive ekonomike.

Qëllimi i vërtetë është të bllokojë qasjen e Turqisë në dete të hapura dhe në juridiksionin e vet detar.

Herë pas here shprehet se tensionin mund ta zgjidhë duke shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.   

Edhe motra e Kryeministrit aktual, Kiryakos Mitcotakis, ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Dora Bakoyanni mbron të njëjtin mendim, por deputeti i Partisë ANEL, Dimitris Kammenos del kundër kësaj.  

Këtë e shpjegon duke u rrëfyer me fjalët: “Nëse Greqia shkon Hagë, ishulli Meis do të humbë zonën ekskluzive ekonomike”.

“Edhe pse Bakoyanni e di se do të humbim zonën ekskluzive ekonomike thotë se duhet të shkojmë në Hagë”, tha Kammenos dhe shtoi se popullit grek i duhen shpjeguar të vërteta.

Vlen të përmendet se Meis ndodhet vetëm 2 kilometra larg nga Turqia dhe 580 kilometra nga Greqia kontinentale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re