Në 24 orët e fundit në vendin tonë 97 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Numri i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë shkon në 7084 në total.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re