Deputeti Alket Hyseni deklaroi se drafti i propozuar nga PS i jep të drejtën votuesit të zgjedhë përveç partisë dhe të preferuarin e tij nga kandidatët për deputetë.

Në një intervistë për News 24, Hyseni u shpreh: “Drafti ynë paraqet më tepër se sa përcakton kushtetuta. Tani 100% e emrave në listë janë në dispozicion të votuesit. Pavarësisht se votën ia jep PS, ai zgjedh edhe të preferuarin e vetë. Ky është sistemi proporcional rajonal me një prag kombëtar. Pragu nuk ka lidhje me hapjen e listave. Ky sistem i jep të drejtën preferenciale votuesit”

Propozimi i PS parashikon që qytetarët të votojnë partinë dhe vetëm një kandidat për deputetë. Pra një qytetarë ka të drejtë të votojë, fjala bie, Partinë Socialiste dhe vetëm një kandidat të saj.

Propozimi i PS-së është në thelb propozim me lista të mbyllura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re