Një rast i paprecedent është shënuar në seancën për rastin “Titanik3” ndërmjet gruas simbol të  Prokurorisë Speciale në Maqedoni, Fatime Fetai dhe deputetit të BDI-së, Ejup Alimi.

Prokurorja Fetai gjatë fjalëve hyrëse tha se Ejup Alimi dhe Ismet Gurri, poashtu funksionar i BDI-së, kanë bërë krim zgjedhor duke falsifikuar vullnetin e qytetarëve të Çairit në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

“Karakteri i dhunshëm dhe brutaliteti i tyre u panë në nivelizimin dhe modifikimin e numrave sipas nevojës së partisë sa tyre politike. Gurri dhe Alimi të pakënaqur nga rezultati i partisë së tyre kanë formuar dhunshëm një grup akut dhe për këtë nuk i kanë zgjedhur mjetet pasi është dashur të krijohej rezultat i volitshëm për partinë e tyre. Kanë shfrytëzuar fuqinë politike dhe pozitën për të detyruar komisionerët të ndryshojnë të dhënat”, deklaroi Fatime Fetai.

Ajo madje pretendon se për të dëshmuar vërtetësinë e akuzave ka arritur të sigurojë 40 dëshmitarë, dhjetëra procesverbale të votimeve dhe rezultateve, vendime të KSHZ së, por edhe lidhjen e tyre logjike me çka thotë se do dëshmohet fajësia e të akuzuarve.

Mirëpo dy zyrtarët e BDI-së deklarua se nuk ndihen fajtorë.

Përveç tjerash, Ejup Alimi pretendoi se gjitha akuzat e Fetait në drejtim të tij janë si pasojë e urrejtjes personale të prokurores.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re