Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, një zë i respektuar në politikën e jashtme të CDU-së dhe një prej aleatëve më të qëndrueshëm të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për Jorida Tabakun në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

“Përshëndetjet e mia më të përzemërta shkojnë nga Berlini për Jorida Tabakun. Ajo është një mikeshë shumë e mirë dhe një pikë kyçe në marrëdhëniet gjermano-shqiptare”, tha Abraham, duke theksuar vlerësimin e tij për rolin politik të Tabakut.

Deputeti gjerman, i njohur për angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve të Gjermanisë me vendet e Ballkanit, veçanërisht me Shqipërinë dhe Kosovën, vlerësoi Tabakun si një urë të qëndrueshme bashkëpunimi.

“Ajo ka qenë gjithmonë njeriu kyç i marrëdhënieve tona dhe prania e saj në Kuvend është e domosdoshme për të ardhmen e mirë të marrëdhënieve tona,” u shpreh ai.

Në fund të mesazhit të tij, Abraham i dha një mbështetje të qartë politike kandidaturës së Tabakut: “I uroj suksesin më të mundshëm në zgjedhje. Po të presim këtu në Berlin.”

Deklarata e Knut Abraham është një tjetër sinjal i qartë i mbështetjes që Jorida Tabaku gëzon në qarqet më të rëndësishme të politikës europiane, veçanërisht në Bundestag, ku marrëdhëniet me Shqipërinë janë trajtuar me seriozitet dhe partneritet strategjik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko