Deputeti i Partisë Demokratike,  Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit, ku ka propozuar disa shtesa dhe ndryshime në projektligjin për dhënien e amnistisë.

Ai tha se amnistia ndjek qëllimet që kanë të bëjnë me humanizmin, por pavarësisht kësaj kërkon që të përjashtohen nga kjo e drejtë funksionarët publik.

“Amnistia ndjek qëllimet që kanë të bëjmë me humanizmin. Pavarësisht këtij qëllimi, dua që të përjashtohet kjo e drejtë për deputetë e ish-deputetë.

Sapo kam depozituar vetë që nuk përfshihem, pavarësisht se qeveria është kujdesur që amnistinë ta kthejë një projektligj anti-salianji.

Unë nuk bej kompromis me asnjë prej kuazave të denoncuar nga opozita, me asnjë mafioz droge  apo politik. Nuk jemi të prirur të pranojmë amnistinë e oligarkëve” tha Salianji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re