Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka akuzuar qeverinë se po keqmenaxhon Parkun Kombëtar të Vjosës.

Përmes një statusi në Facebook, ai shkruan se pamjet e bukura të këtij parku janë vetëm në imazhet 3D që përcjell qeveria, ndërsa në realitet, sipas tij, është i vetmi park në botë, ku në anë të tij ngrihen ndërtime “me leje” apo depozitohen vazhdimisht plehra.

Shehu shkruan, se në fakt Rilindja nuk ka një projekt për Parkun Kombëtar të Vjosës, por vetëm “shkatërrimin e kësaj bukurie të rrallë, e lidhur kjo me korrupsionin, papërgjegjshmërinë, keq menaxhimin.”

Statusi i deputetit të PD, Tritan Shehu:

Vjosen vetem ne 3D Rilindja e “zbukuron”!

Periodikisht publikohen pamje te bukura te Vjoses…!

Por qe te gjitha jane vetem ne 3D!

Edhe kjo zotesi e aftesi e Rilindjes eshte, te tentosh pa tu “skuqur faqja” te mashtrosh rregullisht qytetaret, per dicka qe tashme nuk te beson njeri.

Sepse Vjosa, megjithese u shpall “Park kombetar” eshte atje ku ishte si gjeografi, por gjithmone e me keq, se sa pak vite me pare ne realitet.

I mrekullueshem si lume, i vecante ne natyren e tij.

Por ku vazhdojne te derdhen pa asnje, qofte dhe projekt rregullues, te gjitha “ujrat e e zeza” te Qarkut, direkt apo nepermjet degeve te saj….

Permetit, Kelcyres, Libohoves, Dropullit, Gjirokastres, Tepelenes e Memaliajt!

Qe eshte besoj i vetmi park natyral ne Bote, anes se cilit ndertohen me “leje” nga deputetja ministre e ambjentit, depozitime plehrasah, qe per lehtesi i hedhin ato direkt ne lume.

I cili per pasoje, prej fillimit e deri ne dalje te Qarkut, shoqerohet ne te dy brigjet e tij me nje pafundesi mbeturinash, lendesh plastike etj.

Qe vecse te ngjallin neveri e deshperim per kete shkaterrim te organizuar.

Dhe tashti se bashku me kete 3D na japin e lajmin e mire:

–Do te ndryshojne edhe projektin Europian te rregullimit.

Kur nuk kane asnje projekt te tyren, pervecse shkaterrimit te kesaj bukurie te rralle, e lidhur kjo me korrupsionin, pa pergjegjeshmerine, keq menaxhimin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re