Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Tomor Alizoti, pasi ka parë nga afër dëmet e shkaktuara në serat e fshatit Samaticë në bashkinë Dimal i ka bërë thirrje qeverisë të kthejë sytë dhe të dëmshpërblejë këta fermerë që përpos dëmeve, stuhia desh u mori edhe jetën pasi ata ndodheshin brenda serave duke punuar kur edhe u shembën serat.

Alizoti ka deklaruar se shteti është zero prezent tek fermerët që edhe sot jetojnë e punojnë si 2000 vjet para, për të ushqyer familjet e tyre. Ai ka deklaruar se shpeshherë e ka ngritur zërin në Parlament për shqetësimet e fermerëve të qarkut të Beratit por askush nuk dëgjon pasi shteti nuk u jep asnjë subvencion dhe AZHBR-ja i shpërndan lekët vetëm tek klientët e saj.

“Shqipëria sot ngjan me Indinë,Afganistani e Pakistanin,ku të gjithë punojnë për të mbijetuar.Kushtet e fermerëve të Samaticës janë mjerane”, ka thënë Alizoti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re