Deputeti Saimir Korreshi ka vijuar publikimin e videove në rrjetet sociale, për shtyllat elektrike të amortizuara, të cilat duken gati duke u rrëzuar në zona rurale pranë Lushnjës.
Në postimin e kësaj të premte në facebook, Korreshi tregon një rast tjetër në Çermë sektor, duke ironizuar gjendjen e infrastrukturës energjetike.
“Mirëmëngjes shoku Karakaç, merr dhe shoqen Balluku që ti drejtoni pak shtyllat këtej, jo për gjë, por do bëhet merak Uropa pse janë lenë gjysëm shtize”, thotë Korreshi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re