Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një dkelaratë të fortë, gjatë fjalës së tij në Parlament.

 

Sula tha se punonjësit e Bashkisë së Peqinit kanë 3 muaj pa marrë rrogat.

 

“Bashkia e Peqinit është bashkia më e diskriminuar nga qarku i Elbasanit. 6 të tjerat kanë përfituar nga Rilindja urbane ndërsa ajo nuk ka përfituar as edhe një qindarkë. Problematika atje është e madhe. Janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashkinë e Peqinit. Nuk keni dërguar asnjëherë fonde. Nëse në Ukrainë Rusia ka sulmuar Mariupolin, kjo është gjendja e Peqinit, hapni sytë”, theksoi deputeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re