Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kundërshtuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

tritan-shehu-1-770x417-1

Nga mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë ai ka kërkuar rrëzimin e tij pasi gjërat mund të dalin jashtë kontrollit, duke qenë se vendi ynë nuk i ka mjetet e nevojshme dhe teknikat për monitorimin e kultivimit të kanabisit.

Shehu theksoi se legalizimi i kanabisit po kërkon të zëvendësohet me termat e legalizimit për qëllime mjekësore.

Nga ana tjetër ai shtoi se miratimi i këtij ligji do të sjellë legalizimin e grupeve kriminale që merren me kultivimin e tij, duke ndikuar kështu në mënyrë negative në imazhin e vendit tonë dhe në sektorët e ekonomisë.

“Komisioni nuk i ka kompetencat dhe përgjegjësitë e plota që të këtë të varur në qafë këtë ligj ashtu si dhe komisioni jonë. Ky projektligj duket se është për të legalizuar grupe kriminale që merren me kultivimin e tij. Kanabisi mjekësor është kopertuara për të shkuar të legalizimi i kanabisit. Shqipëria nuk i ka kapacitete teknikë për një legalizim të tillë. Kjo kërkohet të kamuflohet me terma të kanabisit mjekësor. Çdo gjë do të dali jashtë kontrollit dhe gjendja e rinisë do të përkeqësohet shumë.

Ky ligj do të dëmtojë dhe bujqësinë klasike shqiptare dhe do te gënjejë fermerët të merren me kultivimin e tij. Mosvendosja e kufirit të THC është një rrezikshmëri e lartë. Këto hapësira janë lënë qëllimisht, me pasoja të paparashikueshme për vendin. Shqipëria nuk ka për të qenë e gatshme të monitorojë kultivimin e tij, pasi nuk ka personelin e duhur. Kërkoj të mos miratohet ky projektligj… Miratimi siç është i këtij ligji do të efekte negative në imazhin e vendit, ekonomi”, tha Shehu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re