Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula vlerësoi protestën e thirrur nga opozita kundër qeverisë.

 

 

Por, Sula u shpreh në studion e Quo Vadis se qeveria po përdor të gjitha metodat për të intimiduar reagimin e qytetarëve.

 

 

Nga ana tjetër, Sula e ka quajtur edhe opozitën një ‘shkrepse që nuk ndez’.

 

 

Sipas tij, nëse opozita nuk do të korrigjohet nuk do të jetë gati për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

 

 

 

“Është vrarë nervi. Sepse kjo qeveri po përdor të gjitha metodat për të indtimiduar të mos ketë reagime të qytetarëve. Opozita si shkrepse që nuk merr zjarr. Një opozitë po nuk u korrigjua s’ka se si ajo të pregatitet të vijë në pushtet. Ka venitje të shpresës.

Protestat janë gjithmonë të mira në një shoqëri demokratike. Kanë vlerë. Ngrejnë entuziazëm që bën mirë për të gjithë shoqërin.”– tha Sula.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re