Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha u shpreh se Sali Berisha është njeriu që ka në dorë çelësin për të zgjidhur krizën e thellë brenda PD-së që ndodhet përballë dy kuvendeve në muajin e themelimit.

“Unë mendoj se ka një parti dhe një Kuvend sikur u demonstrua në Kryesi. PD bashkohet nga qëndrimi me dinjitet. Duke toleruar nga vetja dhe duke qenë përgjegjës për atë që mund të ndodhë.

PD është parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë dhe në këtë rast mendoj që i vetmi, unë mund të jap edhe mandatin që kjo situatë të përmirësohet….

PD do të dalë më e fortë dhe personi që e ka në dorë, që ka qenë kryesor është lideri historik Sali Berisha. Ai mund të gjejë çelësin që PD të dalë më e fuqishme dhe më e fortë” tha ai për Abc.

“Unë pyetjen Basha apo Berisha e quaj fyerje. Qoftë Berisha apo Basha do të kishin mbajtur këtë qëndrim që kam unë sot” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re