Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është ndalur sërish tek ccështja e inceneratorëve teksa thotë se “letrat e Pandorës” duhen hapur sa më pare.

 

Kryemadhi ka publikuar një video ku tregon se deputeti i PS-së Alqi Bllaku ka përfituar nga inceneratorët nëpërmjet pagave të babait në shumën 125 mijë euro, në një situatë të konfliktit të pastër të interesit.

 

“Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi.

 

‘Letrat e Pandorës’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!Brenda dhe jashtë vendit, interesi është në rritje që SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të zbardhin sa më parë të vërtetën e tre inceneratorëve, dhe të ndalojnë vjedhjen shtetërore që përditë zbraz xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë në offshore të zyrtarëve të Rilindjes dhe individëve lidhur me ta.Folloë the money…”, shkruan Kryemadhi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re