Parlamenti do të zhvillojë sot seancën plenare ku do të diskutojë mbi një sërë çështjesh. Në rendin e ditës janë interpelanca me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, miratimi i raporteve të institucioneve shtetërore.

Në rendin e ditës është edhe vendimi për reformën zgjedhore. Kuvendi ka propozuar kështu largimin e deputetit të Partisë së Ballit Kombëtar nga komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore. Ai do të zëvendësohet nga deputeti tjetër po i opozitës, Edmond Stojku. Arsyeja e këtij ndryshimi vjen për shkak se Stojku është kryetari i grupit të ri parlamentar “Demokraci për Drejtësi”. Vetë deputeti pati kërkuar përfaqësimin e tij në këtë komision parlamentar.

Dhe zgjidhja ndërkohë që ka ardhur me largimin e Alimadhit. Deputeti i opozitës ka kaluar Covid-19 dhe prej mëse tre muajsh ai ndodhet nën terapinë e mjekëve. Pas daljes nga spitali ai po kurohet në banesën e tij dhe se akoma nuk është paraqitur në Parlament apo të ketë marrë pjesë në seancat parlamentare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re