Udhëtimet në zonat bregdetare të vendit sidomos gjatë fundjavës, që me lehtësimin apo heqjen e masave që ishin në fuqi dhe me ngrohjen e temperaturave nga ana tjetër janë bërë të shpeshta.
Ndërkohë jugu i vendit vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara e këtë e shfrytëzojnë edhe politikanët.
Ralf Gjonit i është nxirë jeta me sa duket në rrugën e ngarkuar nga trafiku e për këtë ka reaguar në rrjetet sociale ku thotë se në aksin Leva-Fier të duhen 9 orë për t’u kthyer në Tiranë.
“Mund të të duhen edhe 9 orë për t’u kthyer në Tiranë 🤮 7 vjet gati për turizëm në Levan Fier”, shkruan Gjoni përkrah fotos.
