Skip to content

Deputeti i zgjedhur Benet Beci takim me drejtorin e ARRSH-së, diskutime rreth mbylljes së projektit të bypassit të Shkodrës

Përmes rrjetit social “Facebook” deputeti i sapo zgjedhur i qytetit të Shkodrës Benet Beci njofton se ka zhvilluar një takim me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho për të diskutuar mbi mbylljen e projektit të bypassit të Shkodrës.

Në postim thuhet : Dje zhvillova një takim pune me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Z. Ergys Verdho. 

Diskutuam rreth mbylljes së projektit të bypassit të Shkodrës, i cili do të jetë funksional shumë shpejt për të lehtësuar edhe trafikun para sezonit veror.

Rrahëm gjithashtu mendime rreth mundësisë për të integruar në zhvillimin urban të qytetit punimet e bëra në degëzimin e bypassit pranë shëtitores së molit.

 Jam pozitiv se do ta gjejmë një zgjidhje funksionale, estetike dhe në respekt të mjedisit.