Deputeti izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i njohur për veprimet e tij provokuese kundër palestinezëve, i shoqëruar nga policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa në Kusin Lindor të pushtuar.

Dëshmitarët okularë duke folur për AA thanë se Ben-Gvir hyri në Mesxhid al-Aksa përmes portës perëndimore.

Ben-Gvir si dhe dhjetëra hebrenj fanatikë, përsëritën shkeljet dhe bastisjet e tyre në Mesxhid al-Aksa.

Dëshmitarët okularë raportuan se policia izraelite, e cila po priste në derën e Mesxhid al-Aksa, i pengoi muslimanët të hynin në xhami.

Policia izraelite nuk ka bërë asnjë deklaratë për ndalimin e muslimanëve për të hyrë në xhami para namazit të drekës.

Është shkelur sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë të shoqëruar nga policia hyjnë në faltoren e shenjtë pa lejen e Administratës me vendim të njëanshëm të Izraelit.

Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thekson se është shkelur sovraniteti i muslimanëve.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re