Almog Cohen, një deputet nga partia e ekstremit të djathtë të pushtetit çifut të Izraelit, bëri thirrje për një sulm tokësor në qytetin Rafah të Rripit të Gazës, duke thënë se “Ramazani, muaji i shenjtë i muslimanëve, është koha më e mirë për t’i vrarë ata”, raporton Anadolia.

Cohen foli për sulmet e vendit të tij në Gaza në një program që mori pjesë në televizionin izraelit Channel 14.

Kur u pyet për qëndrimin e administratës amerikane për një sulm të mundshëm tokësor në Rafah, ku palestinezët kanë kërkuar strehim nga sulmet izraelite, Cohen u përgjigj:

“Vendimi për sulmin tokësor në Rafah i përket kryeministrit Benjamin Netanyahu”.

Cohen tha se një sulm tokësor në Rafah ishte i nevojshëm.

“A duhet të hyhet në Rafah nga toka? A duhet të jetë derisa ata janë duke agjëruar, ndërsa janë të lodhur dhe të dobët? Po!”, tha deputeti i Knesset-it.

Cohen tha se nuk mund ta kuptonte pse Izraeli nuk nisi një sulm tokësor në Rafah tani, ndërsa Ramazani është duke u zhvilluar.

“Muaji i Ramazanit është koha më e mirë për t’i vrarë ata. Ata janë të lodhur dhe të dobët. Nuk më vjen keq për ta…”, shtoi Cohen.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re