Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, njëherazi dhe kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar, ka postuar një foto gazmore në faqen në facebook të forcës politike që ai drejton.

Deputeti duket se faqen zyrtare të partisë në rrjetin social e përdor për të luajtur me lojra dhe ‘quiz-e’ në kohën e lirë.

Pasi është argëtuar me pyetësorët “sa herë do të martohesh”, deputeti ka zgjedhur që përgjigjen, të cilën ia japin algoritmat e facebook ta ndaj me miqtë e partisë së tij.

Përgjigjja e bën edhe më qesharak postimin e tij, pasi facebook ka vendour ta lërë ‘beqar’ deputetin, duke i thënë se ai  nuk do të martohet asnjëherë.

Me sa duket mungesa e ‘kaçurrelave’ duhet të jetë faktori që dhe algoritmat artificialë nuk i japin një përgjigje më motivuese deputetit./faxweb