Deputeti Artur Roshi është përplasur me banorët e Sarandës, pasi këta të fundit e akuzojnë se po ndërton pa leje në zonën e plazhit dhe po shkatërron pronën publike.

Në një video, të publikuar nga Sarandaweb, shihet se si qytetarët janë mbledhur pas një kamionçine të ngarkuar me blloqe të mëdha betoni. Mbi kamionçinë ka hipur vetë deputeti Roshi, i cili dëgjohet teksa ulëret dhe ofendon banorët që nuk duan ta lejojnë të vijojë me ndërtimin.

“Ja deputeti i Parlamentit shqiptar, vetë deputeti, ja çfarë bën,”- dëgjohet të thotë një nga banorët, teksa drejton dorën nga Roshi. I nxehur në kulm me qytetarët, Roshi dëgjohet teksa shan dhe ofendon qytetarët.

“Ikni mor legena mu*i, kam që në 1999 këtu. I kam ndërtuar vetë. By*q*rat e mu*tit….çfarë kujtoni ju mor legena…do tallni by*ën me djersën time…I kam ndërtuar vetë këti, me djersë,”- thotë deputeti Roshi, teksa hedh poshtë blloqet e betonit. “Hapu andej Ardit, hapu,”- thotë një tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re