Skip to content

Deputeti Nallbati në SPAK/ Pyetet për sherrin me një drejtues kamioni në Bilisht disa muaj më parë

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në SPAK, paraditen e kësaj të hëne.

Ai është marrë në pyetje nga prokurori për një sherr fizik, i cila ka ndodhur gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku dhunoi me grushte bashkë me të vëllain shoferin e një kamioni në Bilisht.

Ngjarja ndodhi më 3 maj, tetë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në video momenti kur deputeti demokrat godiste drejtuesin e kamionit

Deputeti i Sali Berishës bashkë me të vëllain Alti Nallbati u konfliktuan me një shofer kamioni dhe më pas e qëlluan me grushte.

Nallbati pretendoi se ishte një sulm politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë godiste drejtuesin e kamionit.

Pas daljes nga  SPAK, deputeti i PD u shpreh se ishte thirrur si person në dijeni për këtë konflikt.

“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko [referuar Niko Peleshit] dhe çerrat e tij për të cenuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.