Skip to content

Deputeti nga radhët e PD zbulon prapaskenat: Basha po përpiqet që të ”vrasë” Berishën, do ketë deputetë të tjerë që nuk do hyjnë në shtator në Kuvend

Deputeti i zgjedhur nga listat e PD-së në zgjedhjet e 2017-tës, dhe i futur në Kuvend pas djegies së mandateve, Halit Valteri premton zhvillime interesante në muajin shtator.

Ai shprehet se përveç Berishës që kërkohet me ngulm nga SHBA-të që të mos jetë pjesë e Kuvendit, do të ketë dhe deputetë të tjerë që e shkuara e tyre do ti penalizojë.

Sa i takon Bashës, Valteri tha se ai po tenton që të vrasë politikisht Berishën, dhe me largimin e tij nga kreu i partisë, PD e ka të sigurt rikthimin në pushtet.

“Kjo çështje është më e gjerë sa ato që thuhen në deklarata, kur shpallet një person non grata nuk bëhet se do apo jo qeveria. Nuk është ndonjë qamet i madh nëse është apo jo Berisha në Kuvend, kulti i individit ka vdekur që me Enver Hoxhën.

Unë mendoj se Berisha nuk është lider historik i PD, është investim i fortë i zotit Basha për ta hequr nga skena politike, është vrasja politike që po i bën babait të tij. Ka deputetë që nuk mund ta marrin dot mandatin për shkak të së shkuarës së tyre, do të kemi supriza gjatë muajit shtator.

Mandati i tretë i mazhorancës është ai që i ka besuar qytetari shqiptar, është më shumë përgjegjësi dhe punë, punë, punë për të arritur mëndatin e katërt. PD nuk ka asnjë betejë tjetër veç asaj të lidershipit, është kthyer në pronë të kunatit dhe biznesmenëve pranë Lulzim Bashës.

Edhe rojën e PD të vësh si kryetar, atëherë ajo parti do të vijë në pushtet, Unë LSI e quaj kancer të vendit, uroj që kurrë të mos vijë në pushtet kjo korporatë që vjedh çdo ditë shqiptarët”, tha Valteri në një lidhje me skype për Fax News.

/faxweb