Deputeti i opozitës së re Halit Valteri, i cili tashmë është pjesë e partisë Lëvizja Demokratike Shiqptare, ka takuar Brisilda Rrokun, vajzën e cila u dhunua nga Margerita Gjoni, pasi kishte shkuar më të dashurin e saj.

Fotoja është bërë publike nga Ina Kollçaku, ish-konkurente në emisionin “Përputhen” dhe siç lexohet në shkrimin e saj, ishte deputeti ai që iu mundësoi takimin dy vajzave.

“Faleminderit pafund deputetit që bëri të mundur takimin tim me Brisilda Rrokun, ashtu siç premtove. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”- shkruan Ina Kollçaku.

Brisilda Rroku, personazhi kryesor i fenomenit “Noja” ka dhënë një intervistë për jetën e saj në studion e Shqipëria Live, ku tha se është ndjerë e kërcënuar dhe diskriminuar, duke bërë me dije se një impakt të madh kanë pasur edhe rrjetet sociale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re