Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni që do të quhet Komisioni i së Vërtetës.

Sipas Palokës, synimi i këtij Komisioni do të jetë zbardhja e lidhjeve të politikës me krimin.

Paloka: Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi në një narkoregjim që nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE, asnjë të vetëm. Mazhoranca nuk pranon të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODHIR

Rama dhe regjimi i tij shkelin të drejtat e njeriut, nuk kanë standardet më minimale të zgjedhjeve.

Reforma në Drejtësi, qytetarët pas kësaj të famshmes, përballen me një torturë që se kanë kaluar ndonjëherë në dyert e drejtësisë janë mijëra dosje në sirtare. Një qytetari i duhen 14.6 vite që çështja ti mbyllet.

3 liderët kryesorë të opozitës, ai PD-së është nën arrest, kryetari PL-së dhe ai i Partisë Republikane janë nën persekutim publik nga çështjen që iu janë hapur.

Vetëm dy ditë më parë kolegu jonë u detyrua që shkojë pas hekurave vetëm pse tha disa të vërteta për vëllain e ish-ministrit.

Duhet të ishte pas hekurave, por është ngarkuar nga Rama të drejtojë ndryshimet në drejtësi.

Ne do të kërkojmë ngritjen e një komisioni që quhet Komisioni i së Vërtetës që do të kërkojë të zbardhe lidhjet e politikës me krimin.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko