Deputeti socialist Rrahman Rraja, nuk ka pranuar të marrë asnjë përgjegjësi për atë ç’ka akuzohet i biri. Ligjore jo e jo, por ai e lë veten jashtë edhe përgjegjësisë morale duke mos e marrë fare në konsideratë këtë të dytën.

Në një mesazh me katër pika, përçuar për opinionin nga Facebook-u, deputeti me djalin e akuzuar për ushtrim dhune ndaj një vajze, thotë se kurrë nuk ka ushtruar presion për favorizim te organet ligjzbatuesë, e njëherësh nuk preferon të bëjë prokurorin e të birit.

“1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.

Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.
Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.
Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes”, janë këto fjalët e deputetit, të vënë së fundi në qendër të debatit, për shkak të të birit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re