I ftuar në “Arena” në “Ora News”, deputeti Andi Përmeti tregoi eksperiencën e tij me Covid-19, duke thënë se 90% e mushkërive i kishte të bllokuara, ndërsa sot pas 70 ditëve ai lëviz me vështirësi.

Andi Përmeti: Ndihem më mirë, por jam në fazë rikuperimi. Jam infektuar dy herë. Njëherë në qershor me temperaturë, jam infektuar pas katër muajsh e gjysmë me simptoma shumë të rënda. 90% e mushkërive i kisha të bllokuara, sot pas 70 ditëve lëviz me vështirësi.

Në Turqi, mjekët më dhanë pak shpresë për jetën. Jam 33 vjeç, nuk kam pirë kurrë duhan. Nuk kam pasur sëmundje të tjera, ndaj duhet të tregoni kujdes. Mos dëgjoni konspiracionistët. Ky virus vret dhe merr jetë.

Mjekët e mi në Turqi pretendonin se kishte shumë raste që infektoheshin dy herë, ndërsa mjekët në Amerikë më than♪ se kishte nga ata që ishin infektuar për herën e tretë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re