Deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri është prekur nga koronavirusi së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre vetëm tre muajshe.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Zekiri në një postim në  rrjetet sociale, i cili u bën thirrje qytetarëve që kenë kujdes.

Postimi:

Të nderuar miq,

Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19.

Fatmirisht unë jam jam pa asnjë simptom por kam rezultuar pozitiv.

Edhe nëherp ju bëj thirrje të gjitjëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit.

Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re