Nënkryetari dhe deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zekiri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Deputeti shkruan se pavarësisht kujdesit, ai vetë, bashkëshortja dhe vajza e tyre tremuajshe janë infektuar me virusin korona.

Zekiri thotë se për fat të mirë ai nuk ka simptoma, por ka rezultuar pozitiv për Covid-19, ndërsa për bashkëshorten dhe vajzën nuk jep detaje.

Postimi i plotë:

” Të nderuar miqë,
Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirisht unë jam jam pa asnjë simptom por kam rezultuar pozitiv.
Edhe nëher ju bëj thirrje të gjitjëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit. Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re