Deputeti i opozitës, Halit Valteri, feston ditën e sotme ditëlindjen.

Në ditën e tij të veçantë, Valteri ka vendosur që në rrjetet sociale të postojë një fotografi të realizuar në vilën e Enverit.

“I bekuar që shoh edhe një vit tjetër. Gëzuar ditëlindjen për mua”, shkruan deputeti shqiptar krahas fotos që ka marrë qindra urime nga fansat në “Facebook”.

Në foton në fjalë Halit Valteri shfaqet i ulur në një kolltuk në një nga dhomat e vilës së Enverit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re