Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ylli Shehu është bllokuar në SHBA si pasojë e koronavirusit.

Gjithsesi, Shehu duket se po kalon një kohë të mirë, pasi ka publikuar foto nga Miami Beach, Florida ku po shijon pije ekzotike me një mik të tij.

Në profilin e tij në Instagram, deputeti i cili u fut në kuvend me siglën e LSI, ka publikuar edhe disa foto duke shëtitur me biçikletë.

Deputeti që ka mbajtur një profil pasiv, pritet të mos jetë i pranishëm më 16 Prill në seancën plenare të Kuvendit, për të miratuar aktet normative lidhur me koronavirusin.

Raportohet se seanca do të zhvillohet në sallën e seancave plenare në orën 10:00.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re