Për deputetin shqiptar Shaip Kamberi, Lugina e Preshevës është viktimë e politikës serbomadhe ndaj Kosovës.

 

Në një intervistë për Quo Vadis, Kamberi tha se është e vështirë që të ketë një përmirësim të raporteve përmes iniciativës së Ballkanit të Hapur.

 

Iniciativa e Ballkanit të Hapur mund të konsiderohet si një proces i hapur në kuadër të të cilit duhet të tentohet të punohet edhe për luginën e Preshevës. Në raportet që i kemi, në Luginën e Preshevës me shtetin serb e që në fakt ne jemi një viktimë e politikës serbomadhe ndaj Kosovës është vështirë të pritet që me një iniciativë ekonomike të përmirësohen raportet, në radhë të parë qasja e këtij shteti në Luginë të Preshevës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re