Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë thirrje për të nënshkruar një peticion për të krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë.

Kamberi është shprehur se në Batajnicë është një nga varrezat masive, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, të moshuar, gra dhe fëmijë.

Ai shtoi se me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur 400 kilometra nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Serbisë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.

Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.

Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.

Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re