Pavarësisht se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar vëmendje në Kuvend, por ka dhe prej atyre që nuk shfaqin interes për aktivitetin e tij. Njëri prej tyre është deputeti të partisë së presidentit serb, SNS, të cilët qartësisht  duket se nuk po i duket me vlerë diskutimi  që po bëhet për Kosovën.

Ish-nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti aktual, Igor Beçiç shfrytëzon kohën për të parë një serial. Natyrisht kur duhet duartroket dhe vazhdon ta shikojë me buzëqeshje filmin, raporton nova.

Gjatë monologut të gjatë të Vuçiçit, deputetët e partisë së tij duartrokisnin, qeshnin dhe shanin herë pas here kundërshtarët politik. Gjatë ditës së djeshme situatë mbi Kosovën  shkaktoi kaos në Kuvend, ku pati tentativa për përplasje fizike, ndërsa hodhën akuza ndaj Vuçiçit duke I thënë se e ka braktisur Kosovën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re