Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë publikisht në një deklaratë për mediat pas incidentit të ndodhur gjatë ditës së djeshme ku deputeti socialist Bujar Çela uroi në grupin e Whats App 28 nëntorin duke përdorur foton e ish -diktatorit Enver Hoxha.

Gjatë deklaratës së sotme për mediat, Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se kjo nuk ishte thjesht një shkelje etike. Më tej ai shtoi se kjo tregonte një neojë urgjente për dekomunizimin e vendit.

Fjala e Enkelejd Alibeajt:

Rasti i djeshëm i deputetit Bujar Çela tregon më së shumti që nuk është një rast i shkëputur, por më tepër se kaq. Shtron për diskutim nevojën për tu distancuar nga diktatura Enverhiste dhe ndikimi në të ardhmen. Urimi me foton e diktatorit Hoxha nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelje etike, por më tepër. Kjo tregon nevojën urgjente për dekomunizimin e shoqërisë shqiptare. Në emër të kolegëve deputetë, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë, si një reagim i domosdoshëm. Po përveç kësaj, ajo që ne kemi propozuar kryetarit të partisë, është që PD, të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re