Deputeti socialist, Ervin Bushati, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë publik vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Bushati ka shpërndarë një foto duke puthur përtej xhamit, ndërkohë që bën me dije se është në ditën e 4 të karantinimit në banesë.

Ndërsa jo më larg se të hënën, Bushati ishte në Kuvend, ku edhe mbajti një fjalim lidhur me ekonominë, duke anashkaluar faktin që ishte marrë në hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

Deri më tani një numër jo i vogël zyrtarësh në radhët e PS-së janë infektuar nga pandemia e koronavirusit, duke nisur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ministrat; Belinda Balluku, Blendi Klosi, Anila Denaj etj. Nuk kanë munguar as deputetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re