Pjerin Ndreu, deputet i PS-së dhe një prej ish-kuadrove më të larta të Policisë së Shtetit, ka sulmuar opozitën pas akuzave të kësaj të fundit në lidhje me ndalimin e ndërtuesit Edmond Bega nga autoritetet greke.

Ndreu thotë se ishin pikërisht gjykatësit e kohës së PD-së ata ta cilëat mundësuan lirimin e Begës.

“….po mirë, PS paska ndihmu Mondin sipas Palokës që të mos kapet, po në Gjykatë kush e ndihmoi që konvertoi dënimin nga 21 në 4 vjet ? Ndërsa PS paska lidhje me Mondin, lidhjen me kryesuesin e kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë, njeri i afërt i Berishës dhe i zgjedhur prej tij, kush ja bëri?!”, shkruan ndër të tjera deputeti Ndreu.

Reagimi i tij vjen pasi PD akuzoi kryeministrin Rama, se e ka ndër të afërtit e tij biznesmenin Edmond Bega.   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re