Shqyrtimi i dekretit të presidentit Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për përmbaruesit privatë riktheu edhe njëherë në vëmendje debatin për reformën në drejtësi.

Relatori i ligjit, Alket Hyseni, tha se ligji nuk ka asnjë mungesë dhe është pranuar nga grupet e interesit.

Sipas tij, halli i presidentit është frika ndaj reformës në drejtësi. Duke nënvizuar se shumë shpejt do të ngrihen Gjykata Kushtetuese dhe SPAK, ai nuk hezitoi të paralajmërojë presidentin dhe opozitën se ju ka ardhur ora.

Hyseni: Nuk ndihem i suprizuar me kthimin e  ligjit nga Presidenti, jo se ligji kishte mangësi pasi ka qenë nga ligjet më të punuara, diskutuara dhe pranuara. Edhe Dhoma e Përmbaruesve Privatë ka qenë e dakordësuar për këtë ligj. Në vazhdën e shumë veprimeve të papërgjegjshme të atij personi që ka ozurpuar pozicionin e presidentit të republikës nuk është ndonjë çudi e madhe dhe kthimi i këtij ligji, ligj i cili është një nga ligjet e paketës së reformës në drejtësi. Institicuoni i Presidentit sot përfaqësohet nga një person që frikën më të madhe e ka nga reforma në drejtësi, jo thjesht nga ky ligj por nga kjo paketë e madhe e përbërë nga 32 ligje.

Ka dalë hapur, janë hapur kartat, nëse para ca kohe herë nga halli me një këmbë është shkuar dhe votuar paketa e reformës në drejtësi, në raste të tjera kanë bërë sikur kanë dashuri të madhe por nuk janë të bindura me formulimet, tashmë opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është i qartë që këta faktorë janë rreshtuar hapur kundër reformës në drejtësi. Argumentat nuk qëndrojnë, janë të pabazuar.

Arsyeja e vetme është frika nga reforma në drejtësi.Ka kthyer një sërë ligjesh duke ndërhyrë hapur në politikat qeveritare. Nuk e  bën se i dhëmb për përmbarimin, por i dhemb vetëvetja, tmerri i pafund që ndjen nga hapat e fundit të reformës në drejtësi. Edhe me lëvizjet e fundit alla Haxhi Qamil, me dekretet lidhur me zgjedhjet me pretendimin për ti bllokuar tregoi frikën ndaj këtyre reformave.

Shqipëria është e pandalshme dhe duhet ta kuptojë jo vetëm presidenti por edhe faktorë të renditur pas tij që tani janë në rrugë.

Nuk na ndalni dot jo vetëm se jemi shumicë kartonash por se jemi shumicë dërmuese e popullit shqiptar. Është duke ardhur fundi, duke kompletuar gjykatën kushtetuese, SPAK-un. Ajo që na mbetet të themi është: Kujdes ju që jeni të frikësuar, duhet të jeni të frikësuar se ju erdhi ora.Nga pikëpamja institucionale do ta merrni përgjigjen së shpejti me komisionin hetimor që do të ngrejë ky kuvend, unë do të jem ai deputet që do ta votoj këtë raport.

Do të jem dhe aktiv në çdo veprim dhe procedurë për ti dhënë mundësi këtij zotërie që të dalë në pension dhe të shkojë të hipë majë plehut ku ka qejf të kakarisë, por jo nën sighlën e Republikës së Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re