Partia demokratike ka reaguar sërish në lidhje me hetimin ndaj deputetit të PS-së Ervin Bushati, duke deklaruar se prokuroria e posaçme (SPAK) nuk duhet t’i zhgënjejë pritshmëritë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

“Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj.

Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe fallsifikimit të dokumentave për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.
SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë!

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/375980936981372/?t=0

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re