Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tregoi mesazhin që i ka dërguar ish-liderit të PD, Sali Berisha kur kjo parti kishte duke vendosur që të linte mandatet.

“Në momentin që po diktohej që po vendoste me veto Basha, për të lënë mandatet, i kam dërguar një sms doktorit, Sali Berisha. 

I thash: mos doktor të lutem, mos se parlamenti do vazhdojë jetën, se janë vrarë 4 njerëz në bulevard. 

Nuk e keni lënë ju qeverinë, me të drejtën tuaj, dhe sot si mundet dot ta lërë dikush tjetër qeverinë në mes të mandatit, kur ju, pikërisht ju Partia Demokratike, keni njohur rezultatin e zgjedhjeve të 2017, edhe pse Partia Konservatore në zyrën e Bashës kanë thënë se nuk duhet të njihet rezultati zgjedhor për të paktën 24 mandate”-tha Gjuzi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re