Gjykata e Posaçme ka vendosur të shpallë të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në procesin gjyqësor për shpifje të ngritur nga biznesmenia Vilma Nushi.
Padia lidhej me deklaratat e Vokshit në Komisionin Hetimor Parlamentar për Koncesionet në Shëndetësi, ku ajo kishte kritikuar kontratat e check-up-it dhe sterilizimit, duke përmendur shifra të larta financiare dhe lidhje të dyshuara me qeverinë.
