Skip to content

Deputetja demokrate humb hallën: kush paska qenë Nonë Kija?

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shpalur në publik në aspekt jopolitik të saj, duke shfaqur një shkëlqim të munguar të performancës ligjërimore politike pikërisht nga një moment i trishtë i jetës së saj familjare.

Ajo ka humbur hallën e saj, pët të cilën ka bërë një dedikim prekës në FB, ku është shfaqur një tjetër znj. Tabaku, në mënyrën e të shprehurit të emocioneve njerëzore.

Ndër të tjera, publiku ka mësuar se kush paska qenë Nonë Kija, halla e Joridës.

“Sot, u nda nga jeta Nona Kija!

Iku një copëz e pakthyeshme e fëmijërisë e jetës time! Nona Kija do mbahet mend nga të gjithë si gruaja e fortë e Dervish Hatixhesë që rriti e vetme 6 fëmijë, që ia hapi derën kujtdo dhe gjatë regjimit komunist kur shumë dyer u mbyllën!

Rukije Skifteri, bija e Ali dhe Bakushe Tabakut, për mua qe guri i mbetur i fëmijërisë time, vendi im i lumtur! Shtëpia e saj më rriti mua e kushërinjtë e mi që vraponim nga avllia në avlli, me pemët erëmirë, me lulet e shumta me oborrin me pllaka me derën e hapur çdo ditë e me oxhakun e vjetër që na mblidhte netëve të dimrit!

Nuk kam kujtim fëmijërie ku ajo mos jetë, e nuk ka pasur kënaqësi më të madhe kur më thoshte: i them njerëzve jam halla e Joridës!

Një zonjë e fortë Tirone që nuk ka reshtur së luftuari gjatë gjithë jetës së saj dhe së besuari përherë se Mirësia e mposht të keqen!

Ajo më mësoi për fenë e më tregoi historitë e bukura e të trishta të familjes! Me një lloj elokuence që nuk e gjen kund as sot, ajo fliste me këdo e papërtuar, gjithmonë në shërbim, me trupin e imët e mërhamonin e bardhë nuk e thoshte kurrë një fjalë të keqe! Soji është soj më thoshte, s’duhet me e prish zemrën!

Ajo iku sot e mori me vete dhe një copëz timen, e të fëmijërisë time!

Lamtumirë Nona Kije! Qofsh e amshuar pranë Zotit që aq shumë e predikove!”, shkruan politikania demokrate. /tesheshi.com/