Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka ndarë një video nga protesta e 8 Janarit. Pampuri thotë se shumica e demokratëve e refuzuan dhunën për shkatërrimin e të vetmes forcë politike që mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, ato thjesht dëshmojnë se nuk ka asnjë pendesë, por vetëm një plan të qartë për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Shumica dërrmuese e demokratëve e refuzuan dhunën, duke e braktisur Berishën dhe grushtin e mercenareve që u ngarkuan për shkatërrimin e të vetmes forcë politike që mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri”, shkruan ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re